Digjen goma para bashkisë/ Protestuesit e Berishës i vënë zjarrin, digjet një protestues

schedule12:12 - 28 Qershor, 2024

schedule 12:12 - 28 Qershor, 2024

Një numër i pakët mbështetësish të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, u mblodhën edhe këtë të premte para godinës së bashkisë së Tiranës.

Ata vazhduan me të njëjtët skenarë dhune duke hedhur sende të forta në drejtim të policisë dhe duke I vënë flakën një grumbulli me goma.

Policia e shtetit të cilët ishin bërë gardh për të ruajtur institucionin e Bashkisë, tentuan disa herë me ndihmën e zjarrfikësve që të shuajnë flakët e gomave, por një grusht protestuesisht I penguin duke dalë para tubave të ujit.

Flakët e zjarrit aksidentalisht kanë përfshirë edhe një protestues të opozitës, por fatmirësisht policia ndërhyri në kohë duke shuar zjarrin.

Si në protestat e mëparshme, militantët e opozitës, vijuan me thirrjet për lirimin e Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpia pas vendimit të dhënë disa muaj më parë nga Gjykata e Posacme.

Ndërkohë policia e shtetit po kryen hetime, për të identifikuar personat që u vunë flakën gomave si dhe gjuajtën me sende të forta në drejtim të policëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!