Digjen gjatë natës dy automjete në Elbasan dhe Krujë

schedule08:24 - 27 Nëntor, 2020

schedule 08:24 - 27 Nëntor, 2020

Dy automjete janë djegur gjatë natës në Elbasan dhe Krujë. Blutë e Elbasanit bëjnë të ditur se mjeti tip “Volvo”,  në pronësi të shtetasit D.D. është djegur  pjesërisht në lagjen “11 Nëntori”.

Ndërkohë, në Krujë në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.

Njoftimet e policisë:

Në orët e para të mëngjesit,  në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan,  është djegur  pjesërisht mjeti tip “Volvo”,  në pronësi të shtetasit D.D.,  dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, por nga hetimi paraprak dyshohet se është aksidentale.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 27.11.2020, në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarri