Digjen gjatë natës dy automjete në Elbasan, çfarë kapën kamerat

schedule07:10 - 19 Prill, 2021

schedule 07:10 - 19 Prill, 2021

Dy automjete në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë përfshirë nga flakët gjatë natës.

Automjetet “Land Rover” dhe Volskwagen” në pronësi të Kujtim Kasnecit ishin të parkuara poshtë banesës së tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ndërkohë nga kamerat e shtëpisë së pronarit të automjeteve që u dogjën, janë parë dy persona me kapele që i hedhin benzinë automjeteve të cilat më pas janë djegur.

Mësohet se Kujtim Kasneci është pronar i një pike shumice në qytetin e Elbasanit.

/abcnews.al/