Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Digjen dy makina/ Ngjarjet në Korçë dhe Vlorë, ndikojnë temperaturat e larta

schedule18:39 - 2 Korrik, 2026

schedule 18:39 - 2 Korrik, 2026

Temperaturat e larta të ditëve të fundit po rrisin rrezikun e incidenteve me automjetet. Brenda vetëm pak orësh dy makina u përfshinë nga flakët në Korçë dhe në Vlorë.

Rasti i parë u regjistrua në lagjen nr. 4 të qytetit juglindor ku një automjet mori flakë gjatë lëvizjes.

Zjarri u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa drejtuesi arriti të dalë në kohë nga mjeti. Në vendngjarje ndërhynë shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat neutralizuan flakët dhe nisën hetimet për shkaqet e zjarrit.



Vetëm pak minuta më vonë, këtë të enjte një tjetër automjet u shkrumbua plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo, në Vlorë. Edhe në këtë rast, ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e flakëve, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Hetimet e rrethanave për të dyja ngjarjet vijojnë, por dyshimet janë se i nxehti ekstrem favorizon shfaqjen e defekteve teknike veçanërisht në automjete që nuk janë të mirëmbajtura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!