Në mesnatë në lagjen “Pavarësia” në Vlorë dy automjete janë djegur pjesërisht.
Sipas informacioneve paraprake nga policia dy automjetet ishin në pronësi të dy shtetasve, K.P., dhe E.P., të dyja banuese në Vlorë. Ndërkohë gazetari i “ABC” Elton Nika bën me dije se K.P., dhe E.P., janë kushërira me njëra-tjetrën.
Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen Pavarsia, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
/abcnews.al/