Dietat që “shkatërrojnë” shëndetin/ Mjekët: Jo formave të ashpra që nuk sjellin dobi afatgjata

schedule13:44 - 13 Janar, 2024

schedule 13:44 - 13 Janar, 2024

Vitet e fundit po aplikohen gjithnjë dhe më shumë dietat drastike për të humbur kilogramet e tepërt, që merren si pasojë e kequshqyerjes. Këto dieta që preferohen kryesisht nga të rinjtë, të cilet duan të kenë një trup të bukur, japin rezultate të shpejta, por demtojnë organizmin.

Dietat e forta heqin nga konsumi disa lloje ushqimesh apo reduktojne disa vakte. Për nutricionistët këto janë zgjedhje afatshkurta, që nuk sjellin dobi afatgjata.

“Problem është se dieta duhet të jetë e tillë që të bëjë një dobësim gradual, tek yndyra, jo tek masa muskolare dhe ujore.”

Dietat drastike sjellin pasoja të rënda për shëndetin.

“Që nga estetika, rënia e flokëve, anemia problem me aparatin destinal. mbaj mend njëherë e një kohë uji me limon ishte pija magjike, po ta pije në mëngjes esëll supozohej se shkrinte yndyrën, ka shumë njerëz që janë bërë me gastrit nga kjo. Nuk ka një pije të veçantë që të na bëjë ne të kemi peshë trupore perfekte”

Dietologët rekomandojnë rregullim të regjimit ushqimor, pasi kilogramët e humbur mund të fitohen sërish shumë shpejt.

“Ajo që më së shumti preferohen janë dieta që përfshihen proteinat, perime, fruta dhe karbohidratet eleminohen. Sigurisht që rezultatet kështu shikohen, dhe janë shumë të shpejta, mund të jetë 5 kg për një javë. Sigurisht që nëse heqin karbohidratet do të dobësohemi, por është jashtë natyrës që ne të mos konsumojmë karbohidratet.”

Shqiptarët kanë një lidhje të veçantë me bukën dhe brumërat, të cilat janë të pasura me karbohidrate. Shumë zgjedhin t’i elemonojnë nga regjimi i tyre ushqimor, për t’u dobësuar, por kjo është një zgjedhje e gabuar.

“Nëse unë heq bukën patjetër që kam një peshë më të mirë, por ndërkohë, por si vlera ushqyese jam në defiçit në minus.”

Nutricionistja Arlind Garuci thotë se qytetarët aplikojnë një sërë dietash të dëmshme për shëndetin. Por cila është dieta e këshillueshme?

“Është viti i shtatë radhazi që dieta mesdhetare fiton kupën e artë. Bëhet stil jetese, nuk ka eleminim produktesh, janë të gjitha në masat e duhura. Ndihmon që të mbajmë peshën trupore për një kohë të gjatë dhe njëkohësisht parandalon sëmundjet kardivaskulare, diabetin, apo disa lloje të kancerit.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!