Debati mbi rolin e Inteligjencës Artificiale dhe teknologjisë në administratën publike shqiptare u rikthye në fokus gjatë një diskutimi në emisionin “Real Story” në ABC News, ku analisti Arben Meçe dhe avokatja Brizida Gjikondi dhanë qëndrime të kundërta mbi rolin e Diellës në prokurimet publike.
Meçe pranoi mangësitë në arsim, por vlerësoi përparimin në dixhitalizimin e shërbimeve, duke theksuar se më anë të e-Albania qytetarët tashmë kanë akses më të lehtë dhe të shpejtë përmes pajisjeve mobile.
“Por për hir të së vërtetës, kemi dhe faktin që qytetarët shqiptarë, nuk drejtohen më nëpër zyra, por e aksesojnë nga celulari dhe marrin shumë akses. Kësaj të vërtete nuk mund t’i kundërvihemi me cilësinë në arsim”, tha analisti Arben Meçe.
Gjikondi kritikoi ashpër mungesën e infrastrukturës dhe përkushtimit për arsimin teknologjik në Shqipëri, duke e cilësuar Diellën si një “show bosh” pa lidhje reale me nevojat strukturore të vendit. Ajo theksoi se Shqipëria është e fundit në rajon për investime në IT për të rinjtë dhe se sistemet ekzistuese, si e-Albania, janë të pambrojtura dhe të cënueshme.
“Jemi vendi në Ballkan me prapambetjen më të madhe me investimin për IT dhe teknologji për rininë. Në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin ke nëpër shkolla, Shqipëria është zero, prandaj dhe mua më duket një show bosh dhe fiks për të hequr vëmendjen. Diella nuk ka lidhje fare me strukturën vertikale që duhet të kishte strukturën e shqiptare sa i takon programimit. Në Ballkan çdo i ri dhe e re mund të investojë në programet kompjuterike, por si shtet Ministria e Arsimit është zero në formimin e fëmijëve. Kosova është shumë më parë se ne. Diella është vetëm një show. Është programi e-Albania, që nuk ka asnjë mbrojtje dhe është i aksesueshëm nga të gjitha shtetet”, tha Brizida Gjikondi./abcnews.al

