Diell, vranësira dhe reshje të pakta shiu, si pritet të jetë moti sot

schedule07:09 - 25 Maj, 2023

schedule 07:09 - 25 Maj, 2023

Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri pas-mesdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, megjithatë shirat do të jenë në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 27°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova 
Si pasojë e presionit të lartë atmosferik, republika e Kosovës vijon nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë gjatë paradites, por parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin herë pas here grumbullim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu, më të dukshme në zonat perëndimore dhe veriperëndimore.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në pjesën e parë të ditës. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, priten zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e MV, herë pas here edhe rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme e motit të vijojë deri vonë në mbrëmje.
Europa 
Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në verilindje të kontinentit do të sjellë shira në formë shtrëngate dhe stuhi të forta ere në Europën Lindore. Po ashtu, gadishulli Iberik dhe gadishulli i Ballkanit do të paraqitet me reshje të dendura  shiu dhe herë pas here stuhi të forta ere ndërsa mot i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të Europës Qendrore si edhe Britaninë e Madhe.