Rritja e temperaturave ka drejtuar qytetarët e parë drejt plazheve në vendin tonë.
Sipas Windy temperaturat gjatë të dielës pritet që të jenë të qëndrueshme, kësisoj moti do jetë favorizues për plazh.
Nesër temperaturat janë mbi 20 gradë, dhe nisur nga ky fakt shumë shqiptarë të Kosovës i janë drejtuar bregdetit tonë.
Megjithatë vendi gjatë javës do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku në zonat malore dhe zona të izoluara në ultësirën perëndimore do të ketë shira të dobët.
/abcnews.al