Diell paradite, por rikthehen vranësirat, si do të jetë moti këtë fundjavë?

schedule07:37 - 23 Maj, 2020

schedule 07:37 - 23 Maj, 2020

Sipas MeteoAlb, kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë vendin gjatë paradites.

Por mesdita sjellë kalime vranësirash në zonat veriore ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C mëngjesi deri në 28°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2 ballë./abcnews.al