Diell dhe temperatura të larta paradite, rrebeshe shiu pasdite, parashikimi i motit për sot

schedule07:04 - 1 Qershor, 2023

schedule 07:04 - 1 Qershor, 2023

Shqipëria

Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin deri pas mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu nëpër të gjithë territorin, më të dendura në zonat e Ultësirës Perëndimore.

Po ashtu, edhe pasditja, vijon me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të vendit. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Perëndimor krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit mbizoterohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë dominant. Konkretisht; me diell dhe temperatura relativisht të larta do të paraqiten: Europa Qëndrore, Gadishulli Skandinav, Europa Lindore si edhe brigjet e detit të zi ndersa do të vijojnë rrebeshet e shiut dhe mini-stuhi breshëri në Gadishullin e Ballkanit si edhe Gadishullin Iberik, herë pas here priten edhe stuhi të forta ere. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!