Diell dhe rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit

schedule07:15 - 25 Qershor, 2023

schedule 07:15 - 25 Qershor, 2023

SHQIPËRI- Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do te karakterizojne kushtet e motit në të gjithë vendin, por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të githë vendin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!