Territori Shqiptar do të vijoj të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin gjatë paradites dominimin të motit të kthjellët. Ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por nuk do të sjellin reshje.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.
Era do të fryjë mesatareisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.
Kosova
Territori i Kosovës në orët e para të ditës do të vijoj të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara. Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirt të shtohen gradualisht në të gjithë vendi, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimore.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut do të vijojë të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku në gjatë paradites orët me diell do të jenë të shumta. Por parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta kryesisht në orët e pasdites.
Europa
Europa Veriore do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rreshje shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Gjithashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu do të jetë Europa Jugperëndimore. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit dhe Qendrës do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Po ashtu dhe Europa Lindore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. /abcnews.al