Diego Costa: S’harrohet fitorja me Liverpool, viti i duhur të fitojmë Champions

schedule18:19 - 6 Gusht, 2020

schedule 18:19 - 6 Gusht, 2020

Champions League rindez motorët ditën e nesërme, ku fillimisht do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8. Atletico Madrid është në çerekfinalet e kompeticionit, ku kujtojmë që eliminoi kampionët në fuqi të Liverpool, vetëm pak para se gjithçka të mbyllej nga Coronavirusi.

Sulmuesi i “Colchoneros”, Diego Costa, deklaron se ai dhe ekipi i tij do të provojnë me të gjitha mënyrat për ta fituar trofeun me veshë si dhe kërkon nga ekipi që të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Futbolli tani nuk është si ai që unë jam mësuar të luaj. Ndeshjet pa tifozë nuk janë më njësoj, por ne jemi të motivuar para ndeshjes me Leipzig dhe që nga rifillimi ne kemi luajtur shumë mirë. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, por shpresojmë që të kemi të njëtin fat siç patëm në kampionat.

Ndeshja me Liverpoolin ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi zhvilluar vitet e fundit. Ajo sfidë do të mbetet në historinë e klubit dhe do të kujtohet shpesh nga tifozët. Fatmirësisht, tashmë jam në një formë të mirë dhe nuk jam dëmtuar kohët e fundit.

Ne kemi mbërritur deri në finale, por nuk e kemi prekur dot trofeun. Këtë herë do të provojmë më të mirën tonë, por gjithmonë duhet të jemi me këmbë në tokë,” deklaron sulmuesi i Simeones në prag të rifillimit të Championsit. /abcnews.al