Personazhi i tij i njohur në filmin “Titanic” nuk pati një fund të lumtur, por Leonardo DiCaprio nuk ka lejuar që kjo gjë t’i ndodhë dikujt tjetër.
Një burim konfirmoi për DailyMail.com se ylli i Hollivudit, 45 vjeç, ishte në bordin e një anijeje në ishullin St. Barts kur u nis në shpëtim të një djaloshi.
Shpëtimi dramatik ndodhi në 30 dhjetor. Kapiteni i anijes së DiCaprios ishte në bord kur dëgjoi që një francez, 24 vjeç, kishte rënë nga një anije lundrimi.
Aktori menjëherë ra dakord që anija e tij të drejtohej për të ndihmuar dhe pasi kërkuan orë të tëra në ujë vunë re të riun duke ngritur duart.
Ekuipazhi ishte në gjendje ta tërhiqte atë nga uji pak para fillimit të natës ndërsa një stuhi gjigande shiu filloi në zonë.
Anija e DiCaprio ishte e vetmja që kërkonte djaloshin e zhdukur që u përball me një vdekje të sigurt në mes të oqeanit./abcnews.al