“Dibra lagje Tirane”, Berberi: Me përfundimin e tunelit të Murrizit, distanca shkurtohet me një orë

schedule14:38 - 13 Maj, 2023

schedule 14:38 - 13 Maj, 2023

Drejtori i Autoritete Rrugor Shqiptar, Evis Berberi këtë të shtunë në një intervistë të dhënë në “Sheshi i Dollarit”, me gazetaren e ABC News, Genta Dobra ka dhënë detaje në lidhje me përfundimin e rrugës së Arbrit.

Berberi në fjalën e  tij është shprehur se është për tu theksuar fakti se tashmë dibranët për 90 minuta mund të arrijnë në Tiranë duke e bërë një zonë shumë të aksesueshme edhe për vizitorët.

Ndër të tjera ai ka theksuar se me hapjen e 300 metrave të fundit të Tunelit të Murrizit Dibra do të bëhet një lagje e Tiranës ku të gjithë do të mundët që për vetëm një orë të shijojnë natyrën e bukur të këtyre zonave.

“Rruga e Arbrit është një ëndërr e vjetur që ka nisur dhe presim që të mbarojë shumë shpejt. Kemi mbaruar një pjesë të madhe të këtij aksi, aktualisht po punojmë në tunelin e Murrizit që është më i madhi në këtë aks. Jemi në 300 metrat e fundit, pasi dihet se gjeologjia e tij ishte shumë e vështirë. Jemi në Klos me dy urat atë të Fshatit Fshat dhe Ura e Vashës, para pak ditësh kemi hapur dhe pjesën nga Klosi në Bulqizë pjesën e Planit të Bardhë.

Janë mbi 130 mijë banorë në të gjithë qarkun që përfitojnë nga ky aks, por që është një aks që mund të aksesohet edhe nga qytetarët e Dibrës së Madhe.  Me mbarimin e tunelit Dibra do të jetë vetëm një orë larg Tiranës, që mund ta quajmë si një lagje, se më parë mund të mbërrish në Dibër sesa në një lagje periferike në kryeqytet”, ka thënë ai.

Gjithashtu Berberi ka theksuar rolin ekonomik që rruga e Arbrit do të ketë për zonën e Dibrës. Ku ka theksuar edhe minierat e kromit në Bulqizë që më shkurtimin e rrugës do të kenë më pak kosto transporti.

Me këtë rrugë afrohet turizmi, minierat etj. Ka një mundësi të madhe për të kthyer bujtina të ndryshme, Klosi zona më e bukur. Bulqiza është një ndër zonat me minerare që ne kemi dhe me shkurtimin e transportimit kemi përfitime. Në Dibër ku kemi agroturizëm, bukuri natyrore, frekuentues të malit të Korabit që me hapjen e rrugës do të kemi një shtim të këtyre turistëve, ujërat termale do të jenë më të frekuentueshme.  Me rrugën e Arbrit ne mund të kalojmë shumë shpejt në Maqedoninë e Veriut, kemi një pol të madh që krijohet përmes katër qyteteve që mund të frekuentojnë njëra tjetrën shumë shpejt”, është shprehur ndër të tjera Berberi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!