Dibra e “pushtuar” nga dëbora, prefekti: Priten ulje temperaturash, rreziku për shoferët. Zonat pa drita

schedule10:52 - 21 Janar, 2022

schedule 10:52 - 21 Janar, 2022

Dibra është përfshirë nga reshje të dendura bore. Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu teksa ka folur për situatën e krijuar nga bora ditën e sotme ka deklaruar se disa zona janë pa energji elektrike. Një apel ia kishte edhe për shoferët, duke thënë se priten ulje temperaturash që mund të sjellin vështirësi në qarkullim.

Bora ka filluar në orët e para të mëngjesit ka përfshirë kryesisht Peshkopinë, ekstreme Kalanë e Dodës, Lurën. Në mëngjes kishte intensitet të lartë, por tani ka rënë intensiteti. Nuk kemi rrugë të bllokuara. Trashësia e borës është 5 deri në 30 cm në lartësi në Kala të Dodës Lurë apo Gollobordë. Borë ka më shumë nga Maqellara dhe në Peshkopi. Porosisim drejtuesit e makinave përdorin zinxhirë. Meqë ka lagështi dhe priten ulje temperaturash që mund ta vështirësojë qarkullimin.

Sot në mëngjes është ndërprerë energjia elektrike në Sllovë selishtë dhe në zonën e Martaneshit. Një furtunë kur bie linjat janë të larta dhe jo të mira dhe vazhdimisht kanë pasur probleme. Grupet janë në terren”, tha Shehu.

Nëse do të ketë bllokime Shehu u shpreh se janë marrë masat: “Kemi mjete të kalueshmërisë së lartë.Në Lurë kemi një kanal komunikimi përmes rrëshenit. Shoferët të mos lëvizin pa goma dimërore, do krijoheet akull dhe rrezikohet që të rrëshqasin makinat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!