Policia e Dibrës ka marrë një denoncim për zhdukjen e një të riu nga Maqellara. Kanë qenë familjarët e Mateo Agës ata që dyshojnë se djali i tyre është rrëmbyer.
Një i ri nga Maqellara e Dibrës është zhdukur prej shtatë ditësh. Familjarët e Mateo Agës bënë denoncimin për ngjarjen në komisariatin e policisë, pasi kishin kërkuar tek të gjithë të njohurit e tyre, shokët dhe miqtë e Mateos.
Në Policinë e Dibrës, ata deklaruan se dyshojnë se djali i tyre mund të jetë rrëmbyer. Sipas familjarëve, 21 vjeçari kishte shkuar në fshatin Grezhdan më 29 Nëntor, por pa patur telefon me vete. Madje prej një muaji ai nuk fliste me telefonin e tij, por me telefon të shokëve.
“Ka qenë me një bashkëfshatar të vetin deri në 9 e gjys në këtë tavolinë, vetë i katërt dhe pastaj ka ikur në shtëpi”.
Policia e Dibrës raporton se po punohet për gjetjen e 21 vjeçarit. Ka nisur marrja në pyetje e të gjithë personave që e njohin të riun, si dhe është shpërndarë foto e tij, në kufi me Maqedoninë. Ky është një tjetër rast zhdukjeje pas shumë personave të zhdukur këto kohë në Vlorë dhe në Shkodër./abcnews.al