Edison Hamzaj 30 vjeç është viktima e aksidentit të rëndë në aksin Peshkopi-Maqellarë. Të lënduar kanë mbetur tre të tjerë Albert Hamzaj 24 vjeç, Denis Hamzaj 21 vjeç dhe Premtim Hamzaj 27 vjeç. Të gjithë janë kushërinj dhe të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Dibrës, jashtë rrezikut për jetën.
Abc ka siguruar pamjet ku shihet makina e shkatërruar e cila pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një arë disa metra poshtë.
Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30. Abcnews.al mëson se makina është rrotulluar dy herë dhe ka përfunduar në arë. Shoferi Edison Hamzaj ka humbur jetën në vend. Burime nga grupi hetimor dyshojnë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.
Lexo edhe: Makina del nga rruga në Dibër, humb jetën një person, tre të tjerë në spital
Lidhur me këtë aksidenti një grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po hetohet për zbardhjen e shkaqeve. be.k/abcnews.al