Dibër/ Helmohen 170 qytetarë, dyshime për ujin, shumica e personave që shkuan në spital janë fëmijë

schedule16:49 - 8 Tetor, 2024

schedule 16:49 - 8 Tetor, 2024

Prej tre ditësh, rreth 170 persona janë paraqitur pranë spitalit rajonal të Peshkopisë me simptoma helmimi.

Sipas informacioneve që ABC News disponon, 100 prej te helmuarve janë fëmijë. Fakti që pacientët vinin nga fshatrat e njësive administrative Kastriot, Arras dhe Fushë Çidhën, të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Saponikës, bëri që dyshimet e para të bien mbi ujin e pijshëm.

Dyshime ka edhe mbi përdorimin e tepërt të klorit, pas rënies së reshjeve të shiut ditëve të fundit.

Rasti është konfirmuar nga Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor.

Përsa i përket ndotjes mikrobike nuk janë shfaqur probleme, ndërsa analizat bakterologjike janë dërguar në kryeqytet ku pritet të marrin përgjigje të mërkurën.

Prefekti i qarkut të Dibrës ka mbledhur drejtuesit e institucioneve në varësi për të analizuar situatën, ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!