Dibër, arrestohet 53 vjeçari për armëmbajtje pa leje

schedule09:25 - 22 Gusht, 2018

schedule 09:25 - 22 Gusht, 2018

Telefonata e qytetarit dhe reagimi në kohë i policisë  çojnë në pranga  53 vjeçarin, i cili mbante armë zjarri pistoletë  pa leje në banesë. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë 53 vjeçari Hasan Koltraka, banues në fshatin Arras-Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë  se  ky shtetas dyshohej se  mbante armë zjarri pa leje,  ku menjëherë shërbimet e  Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën  duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku kanë  gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT,  3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe  një kuti  me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete.

Njoftimi i Policisë Dibër

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit  Polici-Komunitet

Telefonata e qytetarit dhe reagimi në kohë i policisë  çojnë në pranga  53 vjeçarin, i cili mbante armë zjarri pistoletë  pa leje në banesë.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë TT dhe 93 copë fishekë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Hasan Koltraka, 53 vjeç, banues në fshatin Arras-Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë  se  ky shtetas dyshohej se  mbante armë zjarri pa leje,  ku menjëherë shërbimet e  Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën  duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku kanë  gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT,  3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe  një kuti  me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete.

Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu.

Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i  armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal. /abcnews.al