Një sherr ka ndodhur në spitalin rajonal në Dibër. Në komisariatin e policisë Dibër, një 37-vjeçar ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga një 44-vjeçare, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen 44-vjeçare e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/