“Diaspora, rreth 200 mijë vota”/ Zgjedhjet, Çaka: Problematika edhe nga DHL, shumë emigrantë në Itali dhe Greqi nuk kanë marrë zarfet

schedule13:33 - 9 Maj, 2025

schedule 13:33 - 9 Maj, 2025

Anëtari i KAS në KQZ, Dritan Çaka thotë se pritet që diaspora të dërgojë rreth 200 mijë vota.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çaka u shpreh se ka pasur problematika edhe nga DHL, teksa shtoi se shumë emigrantë në Itali dhe Greqi nuk kanë marrë zarfet.

“Sa i përket shifrave, duhet theksuar që nuk është brenda pritshmërive sa i takon shpërndarjes së zareve. 19 mijë zarfe nuk janë marrë nga njerëzit në të gjithë botën. Kjo është pak jashtë pritshmërive. Kjo lidhet me disa problematika që nuk kanë të bëjnë vetëm me punën e KQZ. Janë rreth 11 mijë zarfa, kanë problematikë që lidhen me adresat e banimit të zgjedhësve. 8 mijë të tjerë janë akoma të pashpërndara. Pjesa më e madhe ndodhen në Greqi, por ka edhe një numër të konsiderueshëm në Itali, që nuk kanë marrë zarfet. Ka problematika që lidhen edhe me vetë DHL. KQZ kur ka bërë përzgjedhjen e operatorit fitues, ka marrë garanci nga DHL. Por mesa shihet, në disa pika nuk ka mbulim të madh.

Pjesërisht ka një problematikë, po tentojmë në çdo formë për ta zgjidhur. Nuk kemi bërë analizë të procesit, përderisa është në vazhdim dhe nuk është mbyllur. Do bëjmë vlerësimet tona sesi është ekzekutuar kjo kontratë. Janë kthyer 177 mijëz arfe, presim edhe një prurje të fundit, mund të shkojë 190-200 mijë vota të kthyera në Shqipëri. Do kishim dashur të kishim më shumë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!