Diaspora nis votimin/ Rama: Mirënjohje atyre që do votojnë, ua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë

schedule08:45 - 16 Prill, 2025

schedule 08:45 - 16 Prill, 2025

Diaspora shqiptare ka nisur votimin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foton e një familjeje shqiptare, e cila ka marrë zarfin me fletën e votimit, për të votuar për zgjedhjet e 11 majit.

Rama deklaroi se do t’ua shpërblejë votën votuesve në diasporë, me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030.

Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!