Florian Haçkaj një nga të rinjtë e komunitetit shqiptar në Zvicër ditën e sotme në “ABC e mëngjesit” ka folur për Reformën Zgjedhore dhe votën e diasporës. Ai u shpreh se vota e qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen është një e drejtë Kushtetuese.
Gjatë intervistës Haçkaj tha për gazetarin Enkel Demi se qeveritë shqiptare kanë interes për votën, por nuk e përfillin.
“Ne si komunitet kemi marrë hapa të unifikojmë kërkesat e diasporës, të bëjmë kërkesa zyrtare për të shfrytëzuar çdo institucion për ta bërë realit. Ne kemi të qartë që kjo është një bisedë që do të zgjasë. Lëvizja ka dy javë që është krijuar. Shkresa ndaj aktorëve politik shqiptar është hapi kryesor. Njohja dhe përkrahja e komunitetit është prioritet”, u shpreh ai.
Sakaq ai shtoi: Kemi kërkuar votën e diasporës. Po përgatisim një projektligj për të konkretizuar hapat./abcnews.al