Diaro Sport apo Mundo Deportivo? Cila nga dy gazetat gjigante katalanase po jep informacionet e duhura për transferimin e Neymar te Barcelona? Kjo mbetet mister, pasi sot, janë publikuar dy versione të ndryshme.
Fillimisht, Mundo Deportivo siguroi një intervistë ekskluzive me ish-presidenti e Barcelonës, Sanro Rosell. Ky i fundit nuk e hodhi poshtë një rikthim si president i Barcelonës, duke lënë të kuptohet se mund të kandidojë.
Gjithashtu, Rosell tha se nëse do të ishte president i Barcelonës, do ta marrë me çdo kusht Neymarin në Camp Nou. Menjëherë pas publikimit të kësaj interviste, reagoi gazeta tjetër Sport.
Sipas tyre, PSG ka bërë gati rinovimin me Neymar, duke e mbajtur atë në Paris. Sport gjithashtu ka arritur të zbulojë edhe ofertën e kampionëve të Francës për Neymar, me pagë sezonale që arrin në 38 milion euro. Mbetet për t’u parë se versioni i cilës gazetë, do të konfirmohet gjatë merkatos së verës./abcnews.al