Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen javën e ardhshme në Bruksel, në përpjekje për të “zgjidhur problemet mes dy vendeve”. “Do të rikthehem në dialog për të provuar që t’i zgjidhim problemet tona, edhe pse nuk besoj në dialog. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha Vuçiç në Beograd.
Takimi me dy presidentëve do të mbahet më 23 Mars. Kjo u bë e ditur nga Bashkimi Europian në një komunikatë zyrtare. Njoftimi bën me dije se temat kryesore do të jenë të lidhura me zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tani. Kjo nënkupton se biseda mes Thaçit dhe Vuçiç do të përqëndrohet në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë./abcnews.al