Eksperti i Sigurisë Bedri Elezi, në një lidhje direkte për “Ballkan Update” ka komentuar situatën e fundit në Kosovë ku është marrë vendimi për shkarkimin e disa anëtarëve të ekipit menaxhues.
Elezi është shprehur se zyrtarët e BE-së janë shprehur kundër një vendimi të tillë, pasi sipas tij Bashkimi Evropian është shumë i vendosur për ta lejuar këtë ekip për të realizuar detyrat e tij.
“Është krijuar një situatë jo e mirë pasi zyrtarë të BE janë shprehur kundër largimit të grupit të asociacionit me shumicë serbe dhe vendimi i institucioneve të larguar këtë ekip.
Bashkimi Evropian është shumë i vendosur për ta lejuar këtë ekip për të realizuar detyrat e tij, ne kemi parë që ky ekip do të rikthehet dhe do të vijojë punën e saj.
Me 7 dhjetor të vitit 2022 ishin ngritur shqetësimit në lidhje me drejtuesin e këtij grupi negociues Danijella Vujiçiç cila kishte nxjerrë informacione në lidhje me statutin e asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
Së bashku ne kishin ngritur këtë shqetësim dhe pas disa muajsh ne këtë informacion e kemi të informuar pasi u mor dhe vendimi për lirimin nga detyra të këtij ekipi negociues”, ka thënë ai./abcnews.al