Dialogu me qytetarët, Ahmetaj dhe Balla në Elbasan

schedule16:36 - 27 Maj, 2018

schedule 16:36 - 27 Maj, 2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka vijuar takimet në kuadër të turit të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, në Elbasan. Ministri Ahmetaj ka folur mbi politikat e qeverisë, që sipas tij, kanë përmirësuar jetën e qytetarëve.

Dialogu me qytetarët e ka ndihmur qeverinë të reflektojë mbi gjithçka prek qytetarët. Është ky kënvështrimi i ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë turit llogaridhënies në Elbasan.

“Çdokush nga ju, që është majtas, djathtas, në qëndër apo i paangazhuar, me të drejtë, gjëja e parë që do të thoshte do ishte, “Po mirë, ku ishit ju deri tani”?!Pra, ka ndryshuar në themel mënyra e të bërit politikë, jo të të bërit politikë por politikë për qytetarin. Dhe ky është një moment i mirë të reflektojmë për çka kemi bërë, atë që do bëjmë dhe atë që duam të bëjmë së bashku”, tha ministri.

Ministri Ahmetaj kërkoi që të mos harrojnë qytetarët se socialistët e morën detyrën në kohën e mundësisë së një krize greke. Sot është gjithçka ndryshe tha ai, duke u ndalur edhe në debatin e taksave.

“Janë 630 mijë qytetarë të punësuar që kanë përfituar nga ulja e taksave. Po a e dini, për këta 630 mijë, sa para në vit iu ngelen në xhep këtyre të punësuarve, që përpara 2013-ës shkonin në buxhet e bëheshin rrush e kumbulla tek Rruga e Kombit, me 300 milionë të vjedhura? Janë 120 milionë dollarë në vit, që sot shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe ky nuk është debat politik, ky është një fakt”, tha Ahmetaj.

Duke iu referuar zhvillimeve politike në vend, Ahmetaj tha se qytetarët presin më shumë nga qeveria e Partisë Socialiste sepse vetëm nga një qeveri që punon, mund të kërkohet të bëhet më shumë.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në fjalën e tij i bëri thirrje qytetarëve të përdorin platformën e bashkëqeverisjes për t’i dhënë zgjidhje me përgjegjësi çdo problemi me zyrtarët e shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!