Dialogu Kosovë-Serbi vijon këtë të enjte në Bruksel. Me ftesë të të dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror, Skender Hyseni, ka udhëtuar për në Bruksel.
Temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.
Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në këtë takimi, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.
Për të cilin takim kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se ekipi kosovar është i kompletuar dhe i përgatitur për të diskutuar obligimet financiare.
“Nesër në Bruksel shkojmë me vlerësimet tona sa i përket obligimeve financiare. Pala serbe e ka sjell edhe atë temë, ndërkohë ekipi jonë është i përgatitur, një ekip shumë e kompletuar që merr pjesë atje”, ka thënë Hoti./abcnews.al