Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është shprehur se ekipi negociues i Serbisë do të shkojë në Washington me projekte konkrete të lidhjes ekonomike, propozime për projekte infrastrukturore, mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe biznesmenët e të gjitha kombësive në Kosovë.
Gjuriç ndër të tjera ka theksuar se delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por ai vlerësoi se surprizat janë të mundshme në takimin në Uashington.
Në një intervistë për mediat ai ka thënë se ishte një befasi personale për të që disa qarqe politike në Beograd, në vend që të siguronin mbështetje, “goditën pas shpinë” ekipin kombëtar serb, të udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, duke akuzuar Vuçiçin se tradhtonte Kosovën ose po e tërhiqte Serbinë në konflikte të madh me perëndimin.
Gjuriç deklaroi se Beogradi i kërkoi KFOR-it që të krijojë një prani të përhershme në terren në Babin Most, duke vlerësuar se “sulmi ndaj serbëve në atë fshat nuk është i rastësishëm, por një pasqyrim i politikës ekstremiste të ndjekur nga politikanët shqiptarë”.
Gjuriç vlerësoi se policia e Kosovës padyshim “nuk është e gatshme ose e paaftë” për të mbrojtur serbët në Babin Most./abcnews.al