Dialogu Kosovë-Serbi, Maloku: Ideja e korrigjimit të territoreve mbahet parasysh nga aktorët politikë

schedule09:26 - 6 Maj, 2020

schedule 09:26 - 6 Maj, 2020

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje të martën kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit.

Në përgjigjen e dhënë, Komisioni ka vlerësuar se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth kësaj çështje. Për të diskutuar më shumë rreth ngjarjeve aktuale në Kosovë, në “Abc e mëngjesit” ka folur drejtpërsëdrejti nga Prishtina Albinot Maloku.

Gjatë bisedës Maloku ka komentuar rreth vendimit të Komisionit të Venecias por edhe për një intervistë të dhënë nga ministri i Jashtëm i Evropës në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi si dhe diskutimet për ndarjen apo shkëmbimin e territoreve mes palëve.

Enkel Demi: Dje, zoti Borrell ka dhënë një intervistë për KTV dhe kjo intervistë është tronditëse, pse ministri i Jashtëm i Europës thotë që nuk do të paragjykonte edhe një shkëmbim territoresh…Tani zoti Lajčák dhe Borrell vinë nga vende që nuk e njohin Kosovën. Megjithatë këtë të dy kërkojnë që bisedimet t’i udhëheqë Kurti që është kundër shkëmbimit të territorit..Në këtë lloj pikëpamje cilat janë prognozat e tua për ardhmërinë e një dialogu Kosovë-Serbi?

Albinot Maloku: Nisur nga ajo që ka ndodhur deri me tani, sidomos nga deklaratat e Presidentit Vuçiç dhe Thaçit  kemi pasur nuanca në vazhdimësi që të dy në një formë ose tjetër kanë një lloj dakordance që të jetë pjesë e muhabetit edhe çështje e korrigjimit të territoreve. Kanë përdor terminologji të ndryshme,. Në rrafshin e BE, ky i fundit s’ka pasur ndonjë herë ndonjë qëndrim të unifikuar, sa i përket as Kosovës as raportit mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe, përqasja e zotit Borrell… brenda  BE-së si përfaqësues i Jashtëm i politikës së Bashkimit Evropian po provon të ketë një qasje korrekte ndaj Kosovës. Të gjithë aktorët në skenën politike në skenën politike të vendit, apo edhe faktorët ndërkombëtar, në një kohë apo në një tjetër nuk është se e kanë pa të vdekur këtë tentativën për mundësi korrigjimi mes vendeve. Megjithatë kemi pasur edhe prani të fuqishme të faktorëve të jashtëm e të brendshëm që nuk e kanë përkrahur kwtw ide, SHBA-të patën një deklaratë që ato nuk dinë për një marrëveshje konkrete mes palëve, mirëpo edhe ata kanë pranu në vazhdimësi, një marrëveshje që me qen dakord palët.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!