Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron vizitë në Beograd

schedule15:28 - 9 Shtator, 2024

schedule 15:28 - 9 Shtator, 2024

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se do të zhvillojë vizitë në Beograd lidhur me takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel.

Në një reagim në Facebook, Lajçaku ka thënë se në takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Kosovë kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe qasjen se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Pas forumit, vizitova Kosovën në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel. Me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, diskutova për zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimi. Më pas do të shkoj në Serbi edhe në përgatitje të takimit të radhës në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!