Këtë të enjte do të zhvillohet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës, Besnik Bislimit dhe Serbisë, Petar Petkoviç, në Bruksel.
Ky takim vjen në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Sipas qeverisë së Kosovës në këtë takim do të trajtohet zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara të procesit të dialogut.
Ky takim mbahet pas bisedimeve 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve.
/abcnews.al/