Ish i dërguari i Presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, është shprehur se problem për ecurinë e dialogut mes vendeve është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Grenell, është Kurti ai që nuk i respekton marrëveshjet e mëparshme, përfshirë ZSO-në.
“Më 3 qershor ai kaloi vijën e kuqe të vendosur nga BE-ja dhe administrata e Biden”, ka thënë Grenell, ndërsa shton se ndërkombëtarët duhet të bëjnë më shumë presion ndaj kryeministrit të Kosovës./abcnews.al/