Java e takimeve të ndërkombëtareve në Kosovë e Serbi përfundoi me shpresë dhe kërkesë që të mos ketë dhunë dhe zbatimi i vendimit për targat dhe dokumentet, të nis normalisht.
Këtë e deklaroi nga Beogradi i dërguari amerikan, Grabriel Escobar, që ishte për disa ditë në Kosove e Serbi, së bashku me i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Nga ambasada amerikane në kryeqytetin serb, Escobar deklaroi se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë.
“Dialogu nuk është klinikash i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit”
Faktori ndërkombëtar, ai i BE dhe SHBA, do të vazhdojë të kërkojë nga të dyja palët që të garantojnë paqe dhe stabilitet.
“Agjenda e dialogut është krijuar nga përfaqësuesi i BE-së. Çështja më e rëndësishme është zotimi i liderëve, dhe këtë e kemi marrë nga ata, roli ynë është që ata të zbatojnë këto zotime në mënyrë që të arrihet marrëveshja”
Për 1 shtatorin ndërkohe u shpreh se mund të arrihet ende një rezultat, që qytetarët e Veriut të Kosovës, të kenë paqe dhe të mos përsëritet tensioni i fund korrikut.
“Shpresoj se ata nuk do të kenë nevojë për procedura administrative shtesë për të shkuar në shtëpitë e tyre. Besoj se do të mund të arrijmë këtë gjë”
I dërguari special i BE-së, ndërkohë, përmbylljen e takimeve i përmblodhi në një shkrim të shkurtër në Twitter.
“Pas një raundi të dytë diskutimesh mbrëmë vonë, shpresoj se jemi në rrugën e duhur, e vlerësoj takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përpjekjet e sinqerta për të mbështetur një zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, ka shkruar Lajçak në Twitter, pas përfundimit të takimit.
Vizita e të dërguarit të posaçëm të BE dhe të SHBA zgjati disa ditë, prej 23 grushtit. Ata takuan liderët e Prishtinës dhe Beogradit dhe gjithashtu përfaqësuesit e Listës serbe në Mitrovice, një ditë më parë.
A do të arrihet të ketë rezultat kjo vizitë? Kjo pritet të shikohet më 1 shtator, kur do të nis zbatimi i vendimit të qeverisë Kurti për targat e automjeteve, jo më me KS por me RKS dhe dokumente për serbët.
Që ky vendim të gjejë zbatim paqësisht, më 18 gusht në Bruksel u takuan Kurti dhe Vuçiç./abcnews.al/