Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Palët të marrin përgjegjësi dhe të ecin drejt BE-së

schedule12:37 - 16 Mars, 2023

schedule 12:37 - 16 Mars, 2023

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur për takmin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç  do të zhvillojnë më 18 mars në Ohër.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të BE-së, Borrel u shpreh se është koha që palët të marrin përgjegjësi për të arritur sukses në dialog dhe të ecin përpara në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor to tregojnë kurajo dhe të demonstrojnë përgjegjësitë për të pasur sukses në regjin dhe pranimit në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

“Këtë të shtunë, do të thërras një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë. Kjo kohë është ndryshe nga takimet e mëparshme. Jo vetëm sepse do të takoj Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në rajon, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në vend që të takohem në sallat e njohura të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel.

Por edhe sepse diskutimin tonë do ta fokusojmë në Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes së fundit të BE-së që do të rezultojë në normalizimin e gjerë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja së bashku, në thelb, do të rezultojnë në normalizimin e jetës së njerëzve në rajon dhe do të hapin rrugën përkatëse të Kosovës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në BE”, shtoi Borrell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!