Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për diabetin mjekët japin alarmin për përmasat që po merr kjo sëmundje. Në vendin tonë diabeti ka prekur 150 mijë persona. Të sëmurët apelojnë rimbursim të fishave për matjen e glicemisë pa kufinj moshe.
Diabeti është kthyer në epideminë e shekullit. Në Shqipëri semundja e heshtur që nuk njeh moshë mjekët thonë se ka prekur 150 mijë persona.
“10% është popullata diabetike në Shqipëri. Pra janë 150 mijë diabetikë, nga të cilët vetëm 100 mijë janë diagnostikuar. Pra duhet të gjithë të luftojmë këtë sëmundje, e çila kap çdo koshë. Fillon më moshën e vogla, mesatare dhe të treta”, u shpreh mjeku Agron Ylli
Me moton “Diabeti, shqetësim i çdo familje” në ditën botërore të ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, mjekë, pacientë e familjarë të tyre kanë kërkuar rimbursim të fishave për matjen e glicemisë pa kufinj moshe. Aktualisht shteti iu rimburson vetëm grumoshave nga 0 në 18 vjeç.
“Kërkojmë rimburisimin e fishave. Kërkojmë të rimbursohen të gjitha analizat që i paguajmë dhe nuk kemi mundësi. Nuk këmi punësim nuk kemi asgjë. Për këtë i bëj thirrje shtetit”.
“Për ne është e kuptueshme që çdo ndërhyrje e tillë ka kosto financiare për shtetin, por gjithsesi është një kontribut për personat me sëmundje kronike, për cilësimin e jetës dhe unë jam i paaftësisë duke i kthyer në një jetë normale”, tha Asim Toro nga Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet.
Diabeti i tipit dy mund të shkaktojë humbje të shikimit, dëmtim të veshkave, zemrës deri vdekje të parakohshme prandaj mjekët apelojnë për njohje të shenjave dhe mbajtje nën kontroll të sëmundjes.
“Të përpiqesh të mbrosh shëndetin e diabetikëe do të thotë të përpiqesh të mbrosh jetën”, tha mjeku Petrit Hoxha.
Diabeti shfaqet ngadalë ndërsa shenjat paralajmëruese si etje apo uri e vazhdueshme, humbje e shpejtë në peshë, këputje apo shikim i turbullt shpesh neglizhohen. Mjekët thonë se më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë personat që nuk ushqehen shëndetshëm, nuk kryejnë aktivitete fizike, vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut apo kanë anëtarë të familjes me diabet./abcnews.al