Sulmuesi i PSG-së, Angel Di Maria, udhëhoqi mbrëmjen e djeshme francezët drejt fitores kundër Rennes. Argjentinasi shënoi dy herë dhe dha një asist për Moise Kean në triumfin 3-0 në shtëpi, duke siguruar tri pikët e radhës për kryeqytetasit.
Pas ndeshjes ai është shprehur shumë i lumtur për fitoren si dhe ka deklaruar se dëshiron ta përfundojë në Francë karrierën e tij europiane.
“Unë dua ta përfundoj karrierën timë këtu, por jo gjithçka varet nga unë. Ndihem mirë këtu dhe jam i lumtur. Jam në një klub që më fal dashuri dhe unë jam duke bërë më të mirën time”, ishin fjalët e 32-vjeçarit për “Canal +”pas ndeshjes .
Sfida kundër Rennes ishte e para për Di Marian që nga 28 shtatori, kur mori një dënim prej katër ndeshjes në duelin kundër Marseille sepse pështyu mbrojtësin Alvaro. Kontrata e tij me PSG përfundon në fundin e këtij sezoni dhe mesa duket ai po kërkon rinovimin. /abcnews.al