Dhuratë për Lazion e Sarrin, Barcelona pranon të paguajë gjysmën e rrogës

schedule13:36 - 13 Gusht, 2021

schedule 13:36 - 13 Gusht, 2021

Barcelona planifikon largimin e Philippe Coutinho nga “Camp Nou”. Sipas medieve spanjolle, katalanasit i kanë propozuar Lazios huazimin e  mesfushorit ofensiv.

Klubi blaugrana është i gatshëm të paguajë edhe gjysmën e rrogës së tij për të bërë të mundur këtë lëvizje në Itali. Ideja u propozua nga një agjent i Barcelonës, i cili punon me transferimet e lojtarëve në Serinë A.

 

Gjatë një ndeshje me Barcelonën

Barcelona ka probleme me financat, ndërsa Coutinho është një nga lojtarët më të paguar, rroga e të cilit arrin 20 milion euro në sezon. Pavarësisht përgjysmimit të pagës së brazilianit, Lazio e ka të vështirë që ta mbulojë një shifër të tillë.

29-vjeçari ka raporte të mira me mesfushorin e Lazios, Lucas Leiva. Kjo miqësi mund të ndikojë në këtë transferim. Për Coutinhon do të ishte një rikthim në Serie A, pasi më parë është aktivizuar me skuadrën e Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!