“Dhuratë” për ditëlindje, talenti shqiptar i bashkohet skuadrës së Serie A

schedule16:14 - 5 Korrik, 2024

schedule 16:14 - 5 Korrik, 2024

Jo më kot në Apenine konsiderohet si “ekipi i shqiptarëve”. “Të Kaltërit” e Empoli kanë siguruar mesditën e kësaj të premteje, një tjetër talent “kuqezi”, me 16-vjeçarin, Xhoel Mezani, i cili ka firmosur me skuadrën U16, të Empoli, me “diamantin” e mbrojtjes, i cili ka arritur të bindë stafin teknik të italiënve, me vlerat e treguara.

Mezani, i cili feston këtë të premte dhe 16 vjetorin e tij është gjithashtu edhe pjesë e moshave të Kombëtares së Shqipërisë, teksa e ardhmja duket premtuese për djaloshin e ri, i cili shihet nga skautët e Empoli, si një lojtar me goxha perspektivë, në repartin e prapvijës.

Ndërkaq, kujtojmë se Empoli iu ka dhënë shumë hapësirë të rinjve shqiptarë duke nisur nga Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Stiven Shpendi apo Ardian Ismajli dhe tashmë radhën e ka Mezani, i cili do të tentojë kështu të ndjekë rrugën e emrave të sipërpërmendur që kanë bërë karrierë në Itali dhe në Kombëtaren A, të Shqipërisë. /i.m /abcnews.al