E ardhmja e Lionel Messit ka qenë një nga çështjet më pikante të ditëve të fundit. Zërat se kapiteni i Barcelonës do t’i bashkohet PSG-së në sezonin e ardhshëm janë shtuar, madje kanë qenë Pochettino, Paredes, Di Maria dhe drejtori sportiv Leonardo që kanë “flirtuar” me këtë ide.
Komentet e tyre për Messin janë cilësuar si mungesë respekti nga trajneri Koeman apo dhe drejtuees të tjerë të katalanasve, por këto reagime nuk e kanë penguar Marco Verrattin të shprehë edhe ai mendimin e tij për këtë transferim të mundshëm.
“Sigurisht që do të dëshiroja të luaja me Messin. Do t’i jepja topin Neymar dhe Leos e më pas do të qëndroja mbrapa tyre duke parë. Do të ishte fantastike nëse ai do të bashkohej me ne.
Kjo do të ishte një dhuratë tjetër që futbolli do të më jepte”, deklaron italiani për “Canal +”. Këto reagime të lojtarëve parisienë vijnë pikërisht disa ditë përpara duelit të Champions League mes Barcelonës dhe PSG-së. /abcnews.al