Dhurata e Rusisë, lirohet lideri opozitar në prag të Kupës së Botës

schedule11:38 - 14 Qershor, 2018

schedule 11:38 - 14 Qershor, 2018

Në ditën, ku Rusia shndërrohet në qendër të botës me inagurimin e botërorit të futbollit, kthehet në liri Alexei Navalni. Opozitari kryesor i presidentit Vladimir Putin ishte dënuar me 30 ditë heqje lirie pasi organizoi manifestime kundër Kremlinit në të gjithë vendin në muajin Maj.

Qindra mijëra persona morën pjesë. Në atë kohë, shumë protestues u arrestuan, mes të cilëve dhe Navalni. Lideri opozitar ishte ndaluar shpeshherë kohëve të fundit për shkak të manifestimeve të paautorizuara. Navalni nuk u lejua të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale të fundit, për shkak të një dënimi të mëparshëm për përvetësim fondesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!