Arsenal fitoi FA Cup dhe siguroi kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit londinez janë përqendruar në merkato tashmë dhe po tentojnë një brazilian për sulmin.
Ai është Willian i Chelsea. 31-vjeçari do të dalë lojtar i lirë pas përfundimit të Champions League dhe shumë klube janë gati t’i ofrojnë një kontratë.
Mikel Arteta e pëlqen shumë sulmuesin e djathtë dhe drejtuesit e “Topçinjve” i kanë bërë ofertën e tyre.
France Football raporton se Willian, i cili ka shënuar 9 gola në 69 ndeshje të zhvilluara me Brazilin, e pret një ofertë 3-vjeçare. /abcnews.al