Asion Daja do të jetë pjesë e Teutës dhe kjo lëvizje është njoftuar nga klubi durrsak përmes rrjeteve sociale. Mesfushori, i cili ishte pjesë e Skënderbeut vjet, kërkohej edhe nga Kastrioti i Krujës, por ka zgjedhur Teutën.
“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 30 vjeçar, Asjon Daja. Drejtuesit e klubit dhe mesushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe tashmë është pjesë e bluve.
Daja në Durrës vjen nga ekipi i Skënderbeut. Mesfushori do të bashkohet me ekipin në stërvitje, ndërsa bëhet përforcimi i katërt i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Asjon Dajës, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!”, njofton klubi durrsak. / abcnews.al