Dhurata e Gjicit për Skënder Gegën, zyrtarizohet “ushtar” Telushi

schedule16:49 - 12 Gusht, 2020

schedule 16:49 - 12 Gusht, 2020

“Partizani nuk më ka në plane”, këto ishin fjalët e Bruno Telushit, i cili më parë kishte pasur një ofertë nga Shkëndija e Tetovës dhe kishte vendosur të priste të kuqtë për të diskutuar në lidhje me rinovimin. Nuk e kishte pritur të ishte në këtë situatë, por sigurisht oferta nuk mund të mungonin për të.

Kukësi e kishte piketuar, gjë që ishte thënë prej kohësh edhe në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai u përfshi edhe në listën e lojtarëve për të udhëtuar drejt Tropojës, ndërkohë që pas dy ditësh është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i Kukësit.

Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy-vjeçare. Telushi ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore ,por edhe jashtë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Partizanit ku edhe ka fituar një herë titullin kampion. Telushi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

Mesfushori vlonjat ka udhëtuar sot drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Telushi! Mirë se vjen Bruno”, njofton klubi i Kukësit, përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. /abcnew.al