Harallamb Qaqi është i Teutës zyrtarisht. Klubi durrsak ka dalë edhe me njoftim ditën e sotme: “Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta.
Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë.
I lindur më 17 shtator 1993, Harallamb Qaqi, në skuadrën e Teutës vjen pas eksperiencës me disa ekipe si Carpi, Laçi, Skënderbeu, Kukësi, e Drenica së fundmi në Kosovë.
Qaqi, i gjatë 1.96 cm, pozicionin ideale në fushë ka atë të qendërmbrojtësit. Afrimi i Qaqit në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, duke e kompletuar kështu mbrojtjen e skuadrës blu”. / abcnews.al