Dhurata Dora dhe Azet po shijojnë suksesin e radhës. Kënga “Fajet”, e cila u publikua një ditë më parë është pëlqyer shumë nga publiku, duke arritur deri më tani më shumë se 2 milion klikime.
Dy artistët u bënë bashkë për herë të dytë pas publikimit të projektit të parë “Las Loss” pak muaj më parë. Kujtojmë që Dhurata pak ditë më parë lançoi “Ferrari”, e cila gjithashtu u prit mjaft mirë nga publiku. Kënga ka arritur të gjenerojë për dy javë rreth 9 milion klikime.
Ndërkaq, pritet që Dhurata të sjellë edhe një tjetër këngë me Sabri Fejzullahun. Bëhet fjalë një ndër këngët më të famshme të këngëtarit “Merrma shiun e Prishtinës”, që do vijë në një version “Remake”. /abcnews.al/