Dhurata Dora bashkëpunim me Maitre Gims

schedule14:26 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 14:26 - 3 Dhjetor, 2019

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Zemër”, që e publikoi në prill të këtij viti me reperin algjerian, Soolking, ka gati një tjetër bashkëpunim me një artist të njohur ndërkombëtarisht.

Fjala është për artistin Maitre Gims, i cili njihet për hitet e shumta përfshirë, “Est-qu tu m’aimes”, “J’me tire”, “Corazon”, etj.

Lajmin e bëri të ditur artisti francez, Dj Assad, i cili ka dhënë detaje rreth projektit dhe siç thuhet në njoftim kënga mban titullin “Te Quiero” dhe pritet të publikohet në vitin 2020./abcnews.al