KORÇË- Këtë të mërkurë është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë për dy të arrestuarit minorenë për plagosjen e 14-vjeçarit pak ditë më parë. Prokuroria ka kërkuar “arrest në burg”, masë e cila është pranuar nga gjykata.
Ata akuzohen se kanë goditur me dru në kokë bashkëmoshatarin e tyre duke i shkaktuar plagë. Pas dhunës, i mituri është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aktualisht mjekët konfirmojnë se 14-vjeçari ka dalë nga intubimi dhe gjendja e tij duket më e përmirësuar/abcnews.al